Champions League Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Tottenham-Ajax, Të pandalshëm talentët holandez. Shtylla i mohon golin e dytë

Luhet në stadiumin e ri të Totenhemit në qytetin e Londrës, gjysmëfinalja e parë e Champions League mes Totenhemit dhe Ajaksit.

bandicam 2019-04-30 21-03-54-073

Kompeticioni më i rëndësishëm për klube, tashmë futet në fazën e tij më të nxehtë, ku vetëm 4 ekipe kanë mbetur në garë. Vendasit e Poçetinos pasi eliminuan dramatikisht Sitin, tashmë do të kërkojnë vazhdimin e ëndrrës.

Nga ana tjetër, Ajaksi me talentet e veta, kërkon të tregojë se nuk është aspak rastësi ajo që po bëjnë, dhe shkojnë të patrembur përballë “Spërsave”.

 

LIVE | Totenhem-Ajaks 0-1

GOL: / Van de Bek 15′

 

KOMENTI LIVE

80’ Poçetino kryen dy zëvendësimet e mbetura. Dalin Rouz dhe Tripier nga fusha, në lojë Dejvis dhe Foith.

78’ Aksion fantastik nga Ajaksi. Neres godet me të majtën nga brenda zone, Loris duket i dorëzuar, por vetëm shtylla e shpëton Totenhemin nga goli dytë.

65’ Zëvendësimi i parë i Ten Hag te Ajaksi. Mazraui futet në fushë, në vendin e Lase Shëne.

63’ Ndëshkohet me të verdhë Veltman.

62’ Lukas Moura lëviz bukur në të djathtë, shmang një mbrojtës, por krosimi në zonë spastrohet nga holandezët.

46′ Nis pjesa e dytë.

Related posts

Asensio kërcënon të largohet nga Real, nëse blihet Neymar

Sadik.Autor

Trajneri Tuchel vlerëson Buffonin: Do ta doja në skuadër

Sadik.Autor

A ËSHTË E DREJTË? Shikoni si do të ndryshonte renditja në La Liga pa ndërhyrjet e VAR-it

Delo.autor

Leave a Comment