Futboll Premier League Sport

Wembley në shitje! Manjati amerikan gati të paguajë 1 miliard €

Federata Angleze e Futbollit është pranë shitjes së stadiumit Wembley për një shifër marramendëse 1 miliard €.

Shahid Khan, pronari miliarder i Fulham Football Club dhe i skuadrës së NFL Jacksonville Jaguars, ka bërë një ofertë formale që po konsiderohet nga bordi i FA mëngjesin e së enjtes.

Khan, i cili a një pasuri rreth 6 miliard euro, është gati të paguajë më shumë se 600 milionë euro në dorë dhe të lejojë FA të mbajë klubin Wembley dhe bizneset e vogla që kanë një vlerë rreth 400 milionë euro.

Nëse oferta e Khan do të pranohet, do t’i hapte derën ekipit të parë të NFL jashtë Shteteve të Bashkuara. Miliarderi kërkon të shpërngulë në mënyrë permanente ekipin në tokën britanike, çka do të ishte një lëvizje e paparë ndonjëherë.

Teksa marrëveshja akoma nuk është arritur, një zëdhënës i FA ka konfirmuar për Sportsmail të enjten se mundësia që stadiumi të shitet është e madhe: “Mund të konfirmojmë se FA ka marrë një ofertë për të blerë Wembley.”

FA do të ketë disa kondita të caktuara nëse do të pranojë ofertë. Së pari, Wembley duhet të mbetet shtëpia e përfaqësueses angleze të futbollit. Por edhe gjysmëfinalet dhe finalet e kupave të kompeticioneve kombëtare të futbollit duhet të vazhdojnë të zhvillohen aty.

Related posts

BRAKTISI SHBA-NË PËR PARTIZANIN/ Trajneri Gega përlotet: Familja ime janë dhe djemtë e “Demave”, kam…

Delo.autor

‘Shpërthen’ blerja e bujshme e Interit, shënon 3 gola në Copa Libertadore

Q.Autor

NBA/ Harden i papërmbajtshëm, Warriors “fundosen” nga Lakers

Delo.autor

Leave a Comment