Futboll Sport

Performancat e mira këtë sezon, Kukësi rinovon me “yllin” e skuadrës

Kukësi e mbylli sezonin në vendin e dytë të renditjes në Superligë dhe po ashtu ishte deri në gjysmëfinale të kupës së Shqipërisë. Mund të cilësohet një edicion i suksesshëm për verlindorët dhe në këtë sezon një prej atyre që spikati ishte edhe Elton Cale. Braziliani ka qenë një ndër ata që kanë elektrizuar me performancat e tij.

Për këtë arsye atij i është ofruar rinovimi edhe për një sezon me skuadrën e Kukësit. Marrëveshja është arritur dhe sulmuesi i krahut do jetë pjesë e nënkampionëve edhe në edicionin e ri që do startojë në gusht.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho me ide të qarta, gati për të transferuar tek Roma portierin kampion bote…

Delo.autor

NJË KAMPION EUROPE PËR SULMIN/ Ja “shënjestra” e Bayern Munich për merkaton e verës

Delo.autor

“KUSH I BËN SOT KËTO SPARKATA?” UEFA rikthen në skenë legjendën Lorik Cana

Delo.autor

Leave a Comment