Futboll Sport

Shënoi golin e fitores ndaj Totteham, ja çfarë thotë Van de Beek

Donny van de Beek, autori i golit të fitores së Ajaxit ndaj Tottenhamit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, beson se skuadra holandeze do të ketë punë në ndeshjen e kthimit për ta arritur finalen edhe pse e fituan ndeshjen e parë.

De Beek shënoi golin e vetëm të Ajxit në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre të martën në Tottenham Hotspur Stadium.

Ai tha pas ndeshjes së Tottenhami ia vështirësoi gjërat Ajaxit në pjesën e dytë, në të cilën ishte futur me një taktikë tjetër nga ajo e para.

“Ne luajtëm shumë mirë në 30 minutat e parë. Pastaj, Tottenhami i ndryshoi taktikat dhe ne hasem në probleme. Rezultat 1:0 është i mirë por duhet të mbarojmë punë javën e ardhshme”, tha ai.

Ajaxi e pret Tottenhamin në Amsterdam pas një jave në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Related posts

E BUJSHME/ Emri i drejtuesit të Juventus tek skandali i pasaportës së Suarez. Nga Universiteti zbulojnë telefonatën

Delo.autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Donatorët ia dolën! Rinisin kërkimet për futbolistin (FOTO)

F.autor

CHAMPIONS/ Bayern fundos nënkampionët e Europës, “çmendet” Gnabry (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment