Ekskluzive Futboll La Liga Sport

MAHNITI BOTËN E FUTBOLLIT NË “CAMP NOU”/ “Pleshti” ka një mesazh për Kasillas pas fitores… (FOTO)

Messi e mahniti sërish botën e futbollit. Natyrisht, as për herë të parë dhe të fundit, sepse ylli argjentinas i Barcelonës nuk njeh limite. Ashtu sikurse ndodh me verën, edhe “10” bëhet më i mirë me kalimin e viteve.

Pa asnjë diskutim, i pakrahasueshëm me askënd, mund t’ia japin “Topin e Artë” të këtij viti që tani. Një gjeni, jashtëtokësor, që mund të shënojë gola si ai i treti ndaj Liverpool. Adhuruesit e futbollit të bukur i përulen atij, ndoshta edhe rivalët, ndërsa kundërshtarët, sado të paktë të jenë në numër, qendrojnë të strukur. 

“Pleshti” publikon mesazhin për Casillas pas triumfit ndaj Liverpoolit në “Camp Nou”. 

Postimi i plotë i Messit:

“Të gëzuar me rezultatin sonte. Por ne ende duhet të shkojmë në Anfield, një fushë shumë e vështirë, ku Liverpooli, i cili është një ekip i madh, do të shtyjë shumë. Momenti më i rëndësishëm i sezonit po vjen dhe ne duhet të jemi më afër dhe më afër se kurrë. Së fundi, dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të dërguar një përqafim në @ikercasillas dhe dëshiroj që ai të shërohet shumë shpejt.”

Related posts

7 FITORE NË 7 NDESHJE/ Napoli bën paralajmërimin e fortë që ndikon te vazhdimësia e kampionatit

Delo.autor

“RABONA” NGA JASHTË ZONËS/ Mbappe për pak shënon golin e karrierës (VIDEO)

Delo.autor

Nis takimi i Grupit E, Zvicra e shqiptarëve sfidon 5 herë kampionët e botës

Sadik.Autor

Leave a Comment