Futboll Seria A Sport

“NJERËZIT JANË TË LIRË TË GJYKOJNË”/ Ronaldo rrëfehet: Barcelona nuk është për…

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë, që kanë kaluar në botën e futbollit dhe padyshim, një ndër të cilët “shet” më shumë si personazh.  Në një intervistë për “El Pais”, portugezi foli gjatë për disa nga pyetje provokuese që i bën gazetarët.

Barcelona dhe ardhmja? “ Hahaha… (qesh) Barcelona nuk është për mua jo. Unë shkova atje, një ose dy herë dhe kuptova që nuk e pëlqejnë shumë Ronaldon. Por, kjo është normale pasi kishte një rivalitet të madh”.

Kërkesat e shumta? “Njerëzit janë të lirë të gjykojnë. Unë nuk jam lodhur kurrë së provuari se sa i mirë jam. Të tjerët ndoshta më shohin si një person, që nuk mund të ketë probleme, të mos ketë shqetësime, të mos jetë edhe i trishtuar. Por, nuk mund t’i identifikoni problemet e një personi duke u nisur nga paratë që ka.”

Paratë dhe lumturia? “Njerëzit pyesin si mund të jetë i trishtuar Ronaldo, kur ka miliona para? Duhet t’i mirëkuptoni dhe ata që mendojnë si ju, sepse nuk kanë përjetuar situata të caktuara, kanë një kulturë të caktuar. Unë e di se njerëzit janë si një “armë gjahu”, duke pritur që unë të gabojë te një penallti, apo një një ndeshje vendimtare. Unë jam i përgatitur, pasi kjo është pjesa e jetës.”

Related posts

“SFIDË E VEÇANTË SEPSE ËSHTË DERBI”/ Pirlo: Jemi duke u përgatitur mendërisht që të kemi një…

Delo.autor

PO BËHET VIRALE/ Firminho tregon klasin në “Copa America”, shikoni asistin me finte për Neymar (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ E kërkuan Bayern dhe Barcelona, talenti shqiptar befason me zgjedhjen. Transferohet tek…

Delo.autor

Leave a Comment