Futboll Sport

MBUSHI 60 VJEÇ TRE DITË MË PARË/ Maradona shtrohet me urgjencë në një spital në La Plata

Diego Armando Maradona është shtruar orët e para të mëngjesit të sotëm në një klinikë në La Plata (Argjentinë). Legjenda e futbollit, që mbushi 60 vjeç vetëm tri ditë më parë, nuk është shtruar për Covid-19, pasi testi i fundit që kishte kryer kishte dalë negativ.

Maradona të premten ka qenë në stadium, për të drejtuar ndeshjen e skuadrës së tij Gimnasia ndaj Patronato (fituar 3-0). Sipas mediave lokale, Maradona ka ndjerë dobësi dhe kishte nevojë për asistencë për të ecur. Gjithsesi, ende nuk ka asnjë deklaratë zyrtare.

Mediat shtojnë se Maradona mund të jetë anemik si dhe një përkeqësim i situatës psikofizike. Alkoli dhe frika nga pandemia, problemet familjare e personale kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes dhe shtrimit në spital.

Mjekur persona, Leopoldo Luque, ka përgënjështruar zërat për një iktus: “Nuk ndihej mirë dhe vendosëm ta shtrojmë në spital. Dua që ai të qëndrojë aty të paktën 3 ditë, për të bërë të mundur një kontroll të përgjithshëm”, tha mjekur personal.

Related posts

Benedikt Howedes: Juventus? Do të shohim situatën, dhe do ta përcaktojmë të ardhmen time

Sadik.Autor

RINOVIMI/ Ylli i Bayern Munich kërkon 15 milionë euro në sezon

Delo.autor

Juan Mata thirrje lojtarëve: Eliminimi ndaj Bristol City nuk është tragjedi!

Q.Autor

Leave a Comment