Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Spalletti humb për sfidën ndaj Udineses yllin e mesfushës…

Inter do të luajë në transfertë ndaj Udinese këtë të shtunë, për javën e 35-të të Serie A. Një ndeshje e rëndësishme për zikaltrit, që duhet të fitojnë me patjetër për të hedhur një hap drejt sigurimit të zonës Champions.

Për këtë ndeshje trajneri Luciano Spalletti nuk do të ketë në dispozicion mesfushorin Matias Vecino. Para pak minutash ka qenë klubi zikaltër që ka publikuar lajmin se mesfushori uruguaian ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë dhe nuk do të grumbullohet për këtë ndeshje, ndërsa gjendja e tij do të vlerësohet ditë pas dite.

Kujtojmë që Udinese ndodhet në vend të 16-të, 4 pikë larg Empolit të vendit të 17-të, që bie në Serie B dhe parashikohet një ndeshje tepër e fortë të shtunën mbrëma.

Related posts

Messi: Kam luajtur me këtë lëndim për një kohë

Sadik.Autor

VANDALIZËM NË “AIR ALBANIA”/ FSHF kërkesë policisë: Arrestoni tifozët, fotot në ekranin e stadiumit

Delo.autor

SHKARKIMI I MOURINHOS/ Zbulohet trajneri i përkohshëm që do të mbyllë sezonin…

Isa.Autor

Leave a Comment