Futboll Kategoria Superiore Sport

PRITEN MASA DRASTIKE/ Siguria në stadiume, burg edhe për flakadanët

Priten masa drastike për ata që shkaktojnë dhunë në ambjentet sportive. Jo vetëm kaq, por rrezikon burgun edhe ai që guxon të hedhë flakadanë në fushë.

Sipas ndryshimeve të propozuara pas nenit 274 të kodit penal, i cili i referohet prishjes së rendit dhe qetësisë publike, do të shtohen dhe 274/a dhe 274/b, të cilat flasin posaçërisht për aktivitete sportive.

Rrjedhimisht, dhuna sportive në ambjentet e stadiumeve do të dënohet deri në 5 vite burg, ndërsa hedhja e sendeve të forta apo e flakadanëve ne stadium, dënohet deri në 3 vite.

Ndryshimet përfshijnë dhe ndeshjet ndërkombëtare. Kur në të tilla aktivitete në fushë futen persona të paautorizuar, atëherë marzhi i dënimit është 5 vite heqje lirie. Ndërkaq, kodit penal pritet t’i ndryshojë dhe përmbajtja e goditjes, por edhe kanosjes për shkak të detyrës sipas specifikimeve të veçanta.

Related posts

Modriç theu dominimin/ Ja kush do ishin fitues nëse MESSI e RONALDO nuk do të ekzistonin

Isa.Autor

ISH-KAMPIONI I BOTËS THYEN RRJETIN/ Tjetër stërvitje e frikshme nga Mike Tyson (VIDEO)

Delo.autor

Busquets OPTIMIST/ Spanjolli beson se Barça do të fitojë të gjithë titujt në sezonin e ri

Isa.Autor

Leave a Comment