Futboll Seria A

Mesazhi i Totti-t për Buffon: Mos e bëj këtë, do të ishte gjëja më e keqe

Francesco Totti, drejtues i Roma-s, që është tërhequr nga futbolli i luajtur në fundin e sezonit të kaluar, i ka dhënë një mesazh Gianluigi Buffon. Këto kanë qenë fjalët e tij, të publikuara nga mediat italiane:

“Përshëndetje Gigione, 40 vjeç, sa bukur! Fatkeqësisht unë i kam kaluar. Nuk e di nëse do të tërhiqesh apo do të vazhdosh, vendos ti. Mos i lër të tjerët ta bëjnë, do të ishte gjëja më e keqe. Të puth dhe të dua të mirën!”.

Gianluigi Buffon ka mbushur 40 vjeç këtë të diel dhe nuk ka bërë akoma të ditur se çfarë do të bëjë në fundin e këtij sezoni. Ndjesia e përgjithshme është se ai do të tërhiqet për t’i hapur rrugën të rinjve, siç ka thënë edhe vetë. Por gjithçka mund të varet nga ecuria në Champions League e Juventus. Nëse bardhezinjtë e fitojnë këtë vit, tërheqja e Buffon do të ishte e sigurt, nëse jo numri 1 i bardhezinjve mund të vendosë të vazhdojë edhe një vit.

Related posts

EURO 2020/ Dramë në Rotterdam, mbrojtja e Holandës është katastrofë (VIDEO)

Delo.autor

RRËFEHET SUSO/ GATTUSO na ka MASAKRUAR në stërvitje, dua të realizoj… gola

Isa.Autor

Trajneri i SKËNDERBEUT i sinqertë: S’e meritonim fitoren, dy lojtarët tanë na kushtëzuan

Isa.Autor

Leave a Comment