Albanian Stars Kombëtarja

Probleme për Panuccin, Mavraj dhe Ajeti kthehen në lojtarë stoli

Kampionatet në Europë e kanë kaluar fazën e parë, ndërsa tashmë janë menduar llogaritë për të realizuar objektivat e vendosura në fillimin e sezonit.

 

 

Në këto ndeshje të rëndësishme për ekipet e ndryshme, dy nga mbrojtësit kryesorë të kombëtares shqiptare janë kthyer në lojtarë stoli. Kështu Mërgim Mavraj është kthyer në “kokë turku” nga trajneri i ri i Hamburgut. Pavarësisht se më parë Mavraj ishte nga futbollistë kryesorë të ekipit gjerman, në ndeshjen e fundit futbollisti gjendej në pankinë.

E njëjta gjë mund të flitet edhe për mbrojtësin tjetër të Kombëtares, Arlind Ajetin. Në barazimin që Krotone morri në ndeshjen e sotme ndaj Kajlarit me rezultatin 1-1, Ajeti ishte në pankinë gjatë gjithë ndeshjes. Të dyja ekipet jaën duke luftuar me mbijetesën në kampionatet respektive, por nuk zgjedhin të luajnë më futbollistët e kombëtares shqiptare./Vipsport

Related posts

LIVE| Andorrë-Shqipëri, Gol në sekondat e fundit. Abrashi realizon me kokë

Delo.autor

SFIDAT KUALIFIKUESE “EURO 2020” ME ISLANDËN DHE MOLDAVINË/ Edy Reja: Po studioj lojtarët e rinj, më pas do të

Delo.autor

(VIDEO) Celina ia siguron fitoren Ipswichit me një gol të jashtëzakonshëm

Q.Autor

Leave a Comment