Futboll Ligue 1 Sport

PSG LËSHON “BOMBËN” E RADHËS/ “Sheiku” gati 90 milionë euro për yllin e Real Madridit…

Duket se lajmet që qarkulluan se bosat nga Katari do të hiqnin dorë nga PSG-ja, janë të pavërteta dhe kjo sepse parizienët, janë hedhur në sulm për të rrëmbyer yllin e Realit.

Sipas “Tuttosport”, skuadra frenceze është gati të japë plot 90 milionë euro te Reali, për të marrë në ekip Rafael Varan.

Varan është qëndërmbrojtës dhe kampion bote me Francën. Ai pothuajse ka fituar çdo gjë me Realin dhe është gati të provojë një aventurë të re.

26-vjeçari nuk e sheh si një mundësi të keqe rikthimin në vendin e tij të origjinës. Mbetet të shohim se çfarë do të ndodhë me lojtarin, i cili ka shprehur pëlqimin për t’u larguar nga Reali.

Related posts

LARGIMI I MESSIT JEP EFEKTIN E PARË/ Bien ndjeshëm shitjet televizive të kampionatit spanjoll

Delo.autor

PRAPASKENA E DIVORCIT/ Zbulohet arsyeja se pse Ronaldo u largua nga Reali (FOTO)

Isa.Autor

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Mbrohet Fury: Jam personi më pak fajtor për shtyrjen e sfidës me Wilder

Delo.autor

Leave a Comment