Futboll La Liga Sport

HUMBJA NDAJ BARCELOËS/ Casemiro: Harrojeni CR7, nuk mund të justifikohemi…

Casemiro tha se nuk kishte asnjë dëshirë për të diskutuar sërish mbi ndikimin e largimit të Cristiano Ronaldos, pas humbjes 3-0 të Real Madridit në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Mbretit, ndaj Barcelonës. Vinicius Junior, 18 vjeç, kishte shanset më të mira të ndeshjes, por nuk ishte në gjendje të finalizojë, ndërsa “Los Blancos” u ndëshkuan tri herë në pjesën e dytë.

Casemiro shtoi se nuk kishte asnjë arsye për të diskutuar sërish për rolin e Ronaldos, që tashmë luan te Juventusi, pavarësisht se mungesa e ish-yllit të Real Madridit ndihet qartë te kampionët europianë. Nuk mund të flasim për një lojtar, që nuk është këtu, as të justifikohemi me të, – u tha Casemiro gazetarëve.

– Një javë më parë biseduam për Karim Benzema, se ishte “9” më i mirë në botë, për Vinicius, Lucas Vazquez… Nuk mund të flasim më për Cristianon, sepse nuk është lojtar i Real Madridit.

Ne e kemi humbur mundësinë e shkuarjes në finale të Kupës së Mbretit, por lojtarët kryesorë po bëjnë gjithçka shumë mirë. Veçanërisht Karim po bën sezonin e tij më të mirë te Real Madridi”.

Casemiro, gjithashtu, refuzoi të fajësojë Vinicius për humbjen, me brazilianin që pati shanse ideale për ta ndëshkuar Barcelonën, por nuk arriti ta gjejë rrjetën e Ter Stegen: “Duke folur vetëm për atë është e padrejtë. Vinicius është lojtar i guximshëm dhe nuk ka frikë nga asgjë. Niveli i tij është spektakolar për moshën që ka“.

Related posts

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

F.autor

SPECIALE/ Efekti Ronaldo dhe rikthimi i kampionatit italian në elitën e futbollit botëror

Isa.Autor

SHËNOI SUPER GOL KUNDËR GENOAS/ Goditja e Ronaldos arriti shpejtësinë e frikshme

Delo.autor

Leave a Comment