Champions League Futboll Sport

SFIDA ME LIVERPOOLIN NË CHAMPIONS/ Valverde jep lajmin e keq, ja ylli që do të humb duelin

Ndeshja e dytë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, ndërmjet Liverpool dhe Barcelonës, duket se është ‘gjymtuar’ e tëra.

Pas konfirmimit të mungesës së Roberto Firmino dhe lëndimit të pësuar nga Mohamed Salah që e mban në dyshim egjiptianin, është edhe ylli i Barcelonës, Ousmane Dembele ai që do të humb këtë takim. Në ndeshjen e mbrëmshme kundër Celta Vigo, Dembele lëshoi fushën pas vetëm gjashtë minutave lojë, si pasojë e një lëndimi.

Pas ndeshjes, trajneri Ernesto Valverde ka konfirmuar se situata nuk është e mirë me lojtarin.

“Me Dembelen nuk duket aspak mirë. Ne veçse kemi vërejtur se diçka nuk po shkonte gjatë ndeshjes” ka thënë trajneri.

“Ne ishim të shqetësuar sepse dukej si një problem muskulor. Këto gjëra ndodhin dhe si trajner nuk kam ndonjë shpjegim” ka shtuar tutje Valverde.

Pas Firmino dhe Salah, duket se edhe francezi Dembele do t’i mungojë ‘magjisë’ në ‘Anfield’.

Related posts

E BUJSHME/ Chelsea mban ritmin e Manchester Cityt, kalon Liverpoolin prej golavarazhit

Isa.Autor

SERIE A/ Inter “injektohet” me 40 mln euro nga Kina

Sadik.Autor

Interesohen klubet e mëdha, Dortmundi rrezikon të humbasë Pulisic

Q.Autor

Leave a Comment