Futboll Sport

FUTBOLLISTË NËN 20 VJEÇ/ Ja cilët janë 10 talentet më të shtrenjtë në 5 Ligat e Europës

Pak futbollistë në Kontinentin e Vjetër këtë sezon kanë tërhequr vëmendjen aq shumë sa talenti më i vlerësuar i momentit, Jadon Sancho, i cili është kthyer në thesarin e radhës te Borusia e Dortmundit.

Ai vlerësohet të paktën 150 milionë euro dhe mori këtë javë vendin e parë si futbollisti më i mirë deri në 20 vjeç.

Me një teknikë unike, shpejtësi si askush tjetër te Dortmundi dhe me një numër asistesh që e kanë vendosur mes më të mirëve në Europë, Sancho u vlerësua nga Observatori i Futbollit si më i miri.

19-vjeçari ka patur një formë impresionuese këtë sezon ku ka shënuar 12 gola e ka bindur trajnerin e kombëtares angleze Gareth Southgate, t’i dhurojë debutimin e bujshëm.

Në vendin e dytë në renditjen e CIES, për lojtarët më të vlefshëm nën moshën 20 vjeç është Matteo Guendouzi, mesfushori i Arsenalit që vlerësohet me të paktën 70 milionë euro në merkaton e futbollit.

Në shkallën më të ulët të podiumit është Nicolo Zaniolo, lojtari më i spikatur te Roma mes të gjithë kampionëve të ekipit kryeqytetas.

Nëse dikush dëshiron ta blejë, do të duhet të shpenzojë 67 milionë euro, edhe pse Roma nuk do ta lëshojë për më pak se 100, atë që konsiderohet pasardhësi i Totit.

Lojtarët më të shtrenjtë nën 20 vjeç

1) Sancho (Borussia Dortmund)

2) Guendouzi (Arsenal)

3) Zaniolo (Roma)

4) Havertz (Leverkusen)

5) Rice (West Ham)

6) Donnarumma (Milan)

7) Vinicius (Real Madrid)

8) Kluivert (Roma)

9) N’Dicka (Eintracht)

10) Sessegnon (Fulham)

Related posts

“FSHIN” BARCELONËN NGA LISTA/ Agjenti i Lautaro: Mungesë respekti ndaj Inter

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “Carletto” zbulon kolegët trajnerë, me të cilin “qan hallet”

Delo.autor

Nis takimi i Grupit F, Meksika për të siguruar kalimin më tej

Sadik.Autor

Leave a Comment