Futboll La Liga Sport

U MBYLL KAMPIONATI SPANJOLL/ Benzema lë pas në La Liga “Pleshtin” për kontributin në ekip

Karim Benzema e mbylli kampionatin spanjoll si golashënuesi i dytë më i mirë i La Ligës. Zinedin Zidan e aktivizoi si titullar edhe në sfidën e fundit me idenë se do të shënonte të tjerë, por misioni ishte i pamundur. I duheshin katër gola për të barazuar 25 golat e Mesit. Në 11 vitet që ka qëndruar në Madrid, Benzema ka shënuar 4 “hat-tricks” (Okser, Malmo, Rajo, Atl. Bilbao) dhe kurrë nuk ka bërë poker. Por pak rëndësi ka, sepse 21 golat e tij vlejtën më shumë për Realin e Madridit sesa 25 golat e shënuar nga Mesi për Barcelonën.

Golat e Benzemasë i kanë sjellë Realit të Madridit 16 pikë më shumë në renditjen e përgjithshme, ndërsa Leo Mesi me golat e tij i ka dhënë vetëm 11 pikë Barcelonës. Kjo do të thotë se ai ka qenë më i rëndësishëm dhe më efikas duke kontribuuar në mënyrë konkrete në fitoren e titullit kampion në La Liga.

Është e qartë se largimi i Kristiano Ronaldos i ka dhënë Benzemasë një peshë të rëndësishme në sulmin e Realit, aty ku më parë ai ishte thjesht një “shërbëtor” i portugezit. Nëse bëjmë një krahasim me të kaluarën, golat e Benzemasë kanë qenë shumë pak të rëndësishëm për Realin e Madridit. Ai nuk i ka dhënë shumë pikë skuadrës “Galaktike” sepse Kristiano Ronaldo ishte ai që vendoste sfidat. Në sezonin 2017-2018 golat e Benzemasë vlejtën 4 pikë, në sezonin 2016-2017 (5 pikë), në 2014- 2015 (katër pikë), 2013-2014 (nëntë pikë), 2012-2013 (gjashtë pikë), 2011-2012 (pesë pikë), 2010-2011 (tetë pikë), 2009- 2010 (dy pikë). Sa më shumë kalojnë vitet, aq më i rëndësishëm është Benzema për Realin e Madridit.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER UNITED/ Pas një asist nga Varane, ylli Greenwood ndëshkon me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

“NUK I KAM MBARUAR ENDE FISHEKËT”/ “Shpërthen” Depay: S’jam Cruijff, Turqisë i tregova ngjyrat e ylberit

Delo.autor

E PABESUESHME! Gratë e Vardy dhe Rooney përfundojnë në gjyq për 1 milion paund

Delo.autor

Leave a Comment