Futboll Seria A

Ausilio flet për transferimin e mundshëm të Sturridge, Pastores dhe Brozovic

Drejtori i Interit, Piero Ausilio, ka konfirmuar interesimin për Javier Pastoren e Paris Saint-Germain.

Por, numri një i tregut të transferimeve ka folur edhe për Daniel Sturridge e Marcelo Brozovic.

“Jemi të lumtur dhe krenar që një lojtar i Pastore e shikon Interin si një mundësi. Mund të konfirmoj se gjithmonë ka pasur një ‘ndjenjë’ mes Interit dhe Pastors”, ka thënë Ausilio për Mediaset Premium.

“Njerëzit po harrojnë se Interi ka skuadër të fortë dhe ka transferuar tashmë Lisandro Lopezin dhe Rafinhan këtë muaj”.

“Në momentin që zgjedhim një lojtar, pavarësisht emrit, ne e bëjmë duke menduar se ai është i duhuri për projektin tonë”.

“Kalimi te Interi nuk të siguron një vend në formacion, këtu ka skuadër të fortë  dhe vendi duhet të meritohet ditë pas dite në stërvitje”.

“Sturridge? Nuk ndjej se duhet të largoj ndonjë nga lista e mundshme, por në repartin sulmues kemi tashmë lojtarë me të cilët jemi të kënaqur”.

“A do të largohet Brozovic? Jo”, ka shtuar për fund Ausilio.

Related posts

Kornja që solli Champions-in, mbrojtësi zikaltër: Do futesha në fushë edhe pa zëvendësim

Sadik.Autor

Merr fund makthi për kapitenin e Nigerisë, shpëton babain nga TORTURAT

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Triufmi i Italisë ndaj “3 Luanëve”, UEFA zgjedh njeriun e finales

Delo.autor

Leave a Comment