Champions League Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Drama e ish-fituesit të Championsit: Kam qenë i detyruar të VRAS NJERËZ

Tifozët më të zjarrtë të futbollit e mbajnë mend si të parin e species së “portierëve-kloun”. Lëvizjet e tij provokuese në vijën e portës, në “Olimpico”, kundër Roma-s në finalen e ish-Kupës së Kampionëve të 1984-ës, e fituar nga Liverpool kundër verdhekuqve, janë pjesë e historisë së futbollit.
Megjithatë, mbrapa asaj buzëqeshjeje, Bruce Gobbelaar ka fshehur gjithmonë dhe fsheh akoma sot dhimbjen e përjetuar para se të ndërmerrte karrierën e futbollistit, dhimbjen e atyre që kanë qenë pjesë e luftës.
Grobbelaar ka folur për të gjitha këto në librin “A life in a jungle” (Një jetë në një xhungël), që është publikuar me pjesë nga “Mail On Sunday”. Me origjinë nga Zimbabve, para se të bëhej portier dhe të luante 400 ndeshje me Liverpool, Grobbelar ka qenë pjesë e Shërbimit Kombëtar, duke marrë pjesë në luftën civile që ka copëtuar vendin mes 1964-ës dhe 1979-ës.
Hera e parë që ka qenë i detyruar të marrë një armë në dorë vazhdon ta përndjekë Grobbelaar: “E mbaj akoma mend herën e parë kur kam qenë i detyruar të vras dikë. Më duket sikur i shoh akoma sytë e tij”, shkruhet në librin e tij.
“E shikova, ndjeva zemrën të më rrihte, por duhej të tërhiqja këmbëzën dhe të qëlloja. Nuk ndjeva asgjë, vetëm një lehtësim se kisha qëlluar para se ta bënte ai”.

Related posts

ÇFARË SPEKTAKLI/ Shikoni KLASIN DHE FANTAZINË e Iniestas me Podolskin (VIDEO)

Isa.Autor

Befason Spalletti/ Lojtarët i kanë kryer detyrat, pavarësisht kualifikimit ose jo në Champions

Sadik.Autor

LIVE/ Mbyllet sfida Flamurtari-Teuta për shkak të kushteve atmosferike

Delo.autor

Leave a Comment