Futboll Sport

NUK NDALEN TIFOZËT E GJILANIT/ “Skifterat” kërcënojnë Federatën e Kosovës me thika dhe shufra hekri (FOTO)

Tifozët e Gjilanit, “Skifterat”, nuk kanë të ndalur së kërcënuari. Të dielën, Gjilani u fundos në renditje dhe për këtë arsye fajësoi gjyqtarët, ndërsa tifozët kërcënuan seriozisht Federatën e Futbollit të Kosovës dhe çdo zyrtar të saj.

Tashmë ata kanë bërë edhe një tjetër kërcënim, madje me një foto me thika dhe shufra hekuri.

Image

Këtë e kanë bërë në prag të ndeshjes që Gjilani do ta zhvillojë në fundjavë kundër Ballkanit në Suharekë.

“Të Premten udhëtojmë drejt Suharekës për të qenë afër klubit në takimin e radhës jashtëzakonisht të rëndësishëm, në mbrojtje të dinjitetit ,nderit dhe futbollit, kundër padrejtësive dhe nëpërkëmbjes nga ata për të cilët futbolli vazhdon të mbetet instrument biznesi”, shkruajnë “Skifterat” në një postim në Facebook, duke e ilustruar edhe me foton që mund ta shihni vetë.

Related posts

Kristal Abazaj nuk kënaqet nga fitorja

Sadik.Autor

NDESHJE DRAMATIKE/ PSG mposht me përmbysje Lyon në frymën e fundit, një argjentinas eklipson Messin

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ RENNESIT/ Tuchel thur elozhe: Ai mund të luajë kudo në fushë

Delo.autor

Leave a Comment