Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORE/ Spikat derbi Partizani-Tirana, mësoni tre ndeshjet e fundit të vitit 2021

Sot, Kategoria Superiore zhvillon tre ndeshjet e fundit të javës së 15-të, por edhe të fundit të vitit kalendarik 2021.

Në orën 16:45, do të luhen dy takime, në stadiumin “Elbasan Arena” Teuta pret skuadrën e Egnatias.

Edi Martini kërkon fitoren e parë gjatë rikthimit të tij të dytë në pankinën e kampionëve aktual të Shqipërisë, por edhe triumfin sepse ekipit durrsak i mungon prej dy ndeshjesh. Ndërsa Egnatia kërkon kthesën dhe fitoren që i mungon prej më shumë se dy muajsh.

Në po të njëjtën orë do të zhvillohet takimi Vllaznia-Kukësi, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Ekipi shkodran vjen pas barazimit me Dinamon në transfertë, ndërsa verilindorët e Longos synojnë vazhdimësinë për t’i bërë sa më shumë presion Tiranës në krye.

Viti kalendarik 2021 nuk kishte si të mbyllej me një supersfidë, si ajo e derbit të kryeqytetit, ku në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania” do të luhet Partizani-Tirana.

Një derbi ku për Partizanin është jetike për të mos humbur trenin e titullit kampion, ndërsa për Tirana e Orges Shehit do vetëm triumfin për të mbajtur sërish e vetme kreun e klasifikimit.

NDESHJET E DITËS SË SOTME

Related posts

SULMI SEKSUAL NË TREN/ Legjenda e Anglisë insiston: Nuk jam …, më kanë akuzuar kot

Isa.Autor

NJË NGA LËVIZJET MË TË BUJSHME NË VERË/ Barcelona-Manchester United shkëmbejnë yjet…

Delo.autor

E ardhmja e Pastore e paqartë, Agjenti: PSG nuk do ta shesë

Q.Autor

Leave a Comment