Champions League Futboll Sport

NDESHJA ME BARCELONËN/ Klopp pa “frena”: Strategjia jonë është e thjeshtë…

Jurgen Klop e mbyll gjysmëfinalen e parë në “Camp Nou” me një buzëqeshje të ngrirë në fytyrë, e cila fliste shumë. Pikësëpari fatin e pakët, por edhe saktësinë që lojtarët e tij treguan përpara portës së Barcelonës, edhe pse ndërtuan shumë raste për gol, ndërsa tjetra tregonte njëfarë dorëzimi, duke parë se me katër kundërsulme dhe katër goditje në kuadrat, rivalët spanjollë realizuan tre gola dhe në fund dolën fitimtarë me shifrat 3-0.

Trajneri gjerman i Liverpulit e di mirë se të tentosh një përmbysje me tre gola përballë katalanasve është diçka thuajse e pamundur, duke qenë se nga ana tjetër, një gol i Barçës do ta bënte thuajse të pamundur misionin e sotëm në “Anfield Road”, prandaj në konferencën për shtyp përpara ndeshjes, 51- vjeçari tregohet i sinqertë:

“Për ne do të jetë ndeshja e tretë në 6 ditë, ndërsa Barcelona la të gjithë skuadrën pushim në kampionat. Përmbysje e mundur? Nuk mund të them dot ‘po’, ndryshe do të motivoja edhe më shumë futbollistët e Barcelonës, – nënvizon duke qeshur Klop. – Unë di të them se do të zbresim në fushë me dëshirën për të kërkuar fitoren, por se cili do të jetë rezultati në fushë, këtë do ta mësojmë pas vërshëllimës finale. Në këto 24 orë që na ndajnë nga ndeshja, do të kem kohë plot që të flas me të gjithë futbollistët e mi, ndonëse kur ke përpara teje një skenar si ky i yni, pra, të tentosh të përmbysësh Barcelonën,pas një humbjeje 3-0, duket diçka shumë e vështirë që të ndodhë. Kjo sepse ata është thuajse e pamundur që të mos shënojnë të paktën një gol në një ndeshje. Dhe nëse kjo ndodh, të gjithë e dimë sesa do na duhen më pas për të tentuar kualifikimin (do t’i nevojiteshin pesë gola, sepse goli në fushën kundërshtare vlen dyfish).

jurgen-klopp-liverpool-2018-19_1f5l7pbuqay6d1g3fw4ydf8jpu (1)

Strategjia jonë është e thjeshtë: duhet të tregohemi perfekt në mbrojtje dhe duhet të jemi të fortë dhe konkret në sulm. Gjithsesi, nëse ky është plani ynë, kjo nuk do të thotë se është 100 për qind e sigurt se do ta na dalë. Përndryshe, do të komplimentojmë kundërshtarët tanë dhe do të largohemi me kokën lart nga Champions. Shkurt, do të kemi dështuar në një mënyrë të bukur, do të kemi dështuar me sukses, sepse kemi mbërritur deri në gjysmëfinale dhe nuk është diçka që e arrin kushdo. Por në të njëjtën kohë, futbolli di të jetë edhe i çmendur dhe 2 ose 3 gola mund të shënohen edhe në harkun e pesë minutave. Gjithçka mund të ndodhë! Roma diti ta përmbysë Barcelonën vjet? Jo, nuk mban ky krahasim. Roma vërtet ishte mundur 4-1 në ‘Camp Nou’ dhe në kthim fitoi 3-0 duke u kualifikuar. Por pikërisht kjo na mungon neve, një gol në Spanjë”.

Related posts

“EURO 2020″/ “Furia e Kuqe” e papërmbajtshme, Sarabia ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

REFLEKTON INTERI/ Lukaku fut në mendime drejtuesit, huazimi nuk është më i sigurt

F.autor

SHFAQ INTERES PËR LOJTARIN E AJAX/ Perez gati 60 milionë euro për talentin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment