Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA E KTHIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Hametaj: Rezultati do të vendoset në fushë, favorit..

Luftëtari i Julian Ahmatajt ka mundësinë ideale për të shkruar historinë.

Fitorja ose një barazim me gola ndaj Tiranës këtë të mërkurë në kryeqytet, do ta kualifikonte skuadrën gjirokastrite për herë të parë në historinë e saj në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Por trajneri Julian Ahmataj në konferencën për shtyp hoqi presionin nga ekipi i tij, duke ia kaluar atë Tiranës.

Ahmataj i cilësoi bardheblutë favoritë edhe për vetë faktin se Luftëtari ka shumë mungesa në këtë ndeshje.

“Rezultati do të vendoset në fushë, jo në deklarata. Këtë takim vijmë të cunguar, sepse shumë lojtarë kryesorë na mungojnë. Mendoj se në këtë takim, favorite është Tirana, sepse është një skuadër që ka luajtur shumë ndeshje të këtij niveli. Ndërkohë, nga ana tjetër Luftëtari është për herë të parë në gjysmëfinale, por do të bëjmë maksimumin për të dalë në finale”, deklaroi trajneri i Luftëtarit në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

U ZYRTARIZUA TEK STOLI I KUKËSIT/ Skënder Gega pranë akordit me ish-mesfushorin e “Demave”…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ “Djajtë të Kuq” i falen talentit 17-vjeçar

Delo.autor

Leave a Comment