Futboll Premier League Sport

SHKËLQYEN NË KAMPIONAT/ Zgjidhen trajneri dhe lojtari më i mirë i muajit në Premier, ja emrat

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është zgjedhur trajneri i muajit në Premier League.

Skuadra e tij fitoi 5 ndeshje nga 5 të luajtura muajin e kaluar.

City mposhti Cardiff Cityn, Crystal Palace, Tottenham, Manchester United e Burnleyn në muajin e kaluar, duke realizuar 9 gola dhe duke pësuar vetëm 1.

Guardiola e ka fituar këtë çmim shtatë herë në tri sezone të kaluara në Angli dhe dy herë në tre muajt e fundit.

City ka fituar 13 ndeshje radhazi që nga humbja e fundit që e kishte pësuar nga Newcastle më 29 janar.

Guardiola dhe ekipi i tij shihen si favoritët kryesorë për të fituar titullin, pasi kanë vetëm një ndeshje për të luajtur me Brighton në fundjavë, me këta të fundit që e kanë siguruar qëndrimin në Premierligë.

Ndërkohë, sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy është zgjedhur futbollisti i muajit prill, pasi realizoi 5 gola në 4 ndeshje.

Related posts

MILAN-PARMA/ Spektakël në “San Sio”, “Kuqezinjtë” përmbysin gjithçka në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Neymar e mbyll me PSG, për të tani vendos Brazili

Q.Autor

LIVE/ Partizani-Luftëtari, Ndizet sfida në “Elbasan Arena”. Gjirokastritët provojnë të surprizojnë

Delo.autor

Leave a Comment