Champions League Futboll Sport

E KAPI NË BEFASI BARCELONËN/ Arnold bëri sikur do t’ia linte topin Shaqirit, ja momenti (VIDEO)

Edhe tifozi më i çmendur në botë nuk mund të besonte përmbysjen e paimagjinueshme që bëri Liverpooli 4-0 ndaj Barcelonës në Champions League.

Për atë ndeshje po flet e gjithë bota, ndërsa një vëmendje të madhe ka marrë edhe aksioni gjatë golit të katërt me protagonist Trent Alexander-Arnold.

Ishte minuta e 79’ “ylli” i Liverpoolit shkoi tek flamuri, por më pas bëri sikur donte t’ia linte goditjen Shaqirit. Ky moment e kapi në befasi Barcelonën, pasi Alexander-Arnold e gjuajti vetë topin, drejt në këmbët e Divock Origi.

Pas ndeshjes ai tha: “Ishte thjesht diçka instinktive. Një nga ato momente kur ti sheh se të shfaqet një mundësi. Origi është një superlojtar dhe ky është një nga ata momente që do të kujtohet gjithmonë”.

Pjesa tjetër është thjesht histori. Trajneri Jurgen Klopp tha se as ai vetë nuk e kishte parë këtë moment.

Related posts

FANTAZI E SHFRENUAR/ STADIUMI ku do të luhen ndeshjet e Botërorit 2022, ka FORMËN E VAGINËS (FOTO)

Isa.Autor

HISTORIKE/ Tenisti Djokovic fiton “Wimbledon” dhe barazon rekordin e Federer dhe Nadal

Delo.autor

“NDIHEM MIRË…”/ Wanda Nara heq unazën e martesës, publikohen mesazhet e “tradhtisë” mes Icardit dhe aktores argjentinase

Delo.autor

Leave a Comment