Champions League Futboll Sport

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Ja statistikat e Messit në “Anfield” ndaj Liverpool

Lionel Messi zhvilloi një përformancë për t’u harruar në ndeshjen e kthimit ndaj Liverpoolit, ku Barcelona pësoi eliminim shokues.

Ylli argjentinas ndeshjen e parë arriti të marrë epitetin “Zot i futbollit”, ndërsa në “Anfield” u shndërrua në një futbollist nën mesatar duke shëtitur fanellën në fushën e blertë.

Statistikat pas ndeshjes reflektojnë më së miri ndeshjen e humbur të Messit. Ai në total dha vetëm 41 pasime në 90 minuta lojë, prej tyre gjashtë i dha gabimisht.

Megjithatë, 31-vjeçari ishte lojtari që e preku më shumë topin në fushën e kundërshtarit, por goditi dy herë brenda kuadratit të portës dhe dy here jashtë saj.

Një tjetër statistikë që dëshmon se ndeshja e Messit ishte për t’u harruar është numri i faulleve që ka fituar, vetëm një… rrallëherë jemi mësuar të shohim një gjë të tillë.

Messi gjithashtu humbi 17 topa dhe rikuperoi vetëm dy që nënkupton se ai ishte lojtari i dytë i Barcës që humbi më shumë topa, pas Jordi Albës (21).

Messi nuk shënon ndaj një skuadre mike në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve që nga viti 2011, ndërsa në total ka shënuar 112 gola në të gjithë kompeticionin, prej tyre numëron vetëm 6 rrjeta në fazën gjysmëfinale.

Related posts

I HABIT ME DEKLARATËN/ Agjenti i yllit të Juventusit tremb tifozët: Gati për një aventurë të re

Delo.autor

Lille-PSG, vendasit kanë humbur 11 nga 14 të fundit ndaj Parisit

Q.Autor

MERKATO E DIMRIT/ Rivalët e Inter duan Nainggolan, nisin bisedimet mes palëve

Delo.autor

Leave a Comment