Champions League Futboll Sport

ISHTE “HEROI” I FINALES NË 2005/ Ja si legjenda polake feston përmbysjen e Liverpool (VIDEO)

Ish-portieri i Liverpoolit, Jerzy Dudek ka shpërthyer në përmbysjen e Liverpoolit ndaj Barcelonës.

Dudek ishte pjesë e finales dramatike të vitit 2005 që ‘The Reds’ e fituan ndaj Milanit duke e përmbysur rezultatin në pjesën e dytë.

Legjenda polake filloi të këndonte pas triumfit ndaj Barcelonës, duke treguar dashurinë e vjetër që ka për ish-klubin me të cilin luajti për 6 vite.

Dudek ishte i pranishëm në një televizion të Polonisë, ku pas ndeshjes filloi të këndonte për kalimin e Liverpoolit në finale.

Kujtojmë që skuadra britanike humbi ndeshjen e parë me rezultatin 3-0, ndërsa mbrëmë në “Anfield” arriti ta përmbyste rezultatin në 4-0.

Divock Origi dhe Georginio Wijnaldum shënuan nga dy gola, për t’i mundësuar Liverpoolit kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor.

Related posts

Manchester City kalon në epërsi, shënon gol sulmuesi Gabriel Jesus (VIDEO)

Isa.Autor

POGBA MUNGOI KUNDËR SHQIPËRISË/ Shihni ku ndodhet kampioni i botës (FOTO)

Delo.autor

NGA CRUYFF TEK ZIDANE/ Ja legjendat në fushë dhe stol për të njëjtin ekip

Delo.autor

Leave a Comment