Futboll Seria A

Gattuso, ‘droga’ e Milanit. Kuqezinjtë vijnë me një mentalitet fituesi

Mbrëmë kundër Lazios,  Milan mori fitoren e tretë radhazi, ku duket se puna e madhe e Gattusos ka filluar të japë fryte.

Momenti i vështirë duket se është kaluar dhe meritat e mëdha duhet patjetër t’i jepen Gattusos. Për të nxjerrë në pah punën e trajnerit të Milanit, të njëjtët lojtarë ishin në ndeshjen e djeshme: “Ai ishte i mirë në grumbullimin e të gjithëve dhe na dërgoi urinë, përulësinë dhe sakrificën. Ai ka qenë në gjendje të zgjojë këto karakteristika në të gjithë ne “, nënvizoi kapiteni Bonucci.

Gattuso ka punuar mjaft mirë jo vetëm në fushën fizike, por edhe në mentalitetit e lojtarëve kuqezinj, të cilët tani hyjnë në fushë me një qëndrim të ndryshëm nga disa javë më parë.

Që nga dita e parë, Gattuso është vendosur në qendër të të gjithë grupit, i cili tani është më i bashkuar dhe kompakt. Edhe mbrëmë, pas fitores ndaj Lazios, trajneri i Milanit, ka mbledhur stafin në një rreth ku ai qëndroi në mes dhe i motivoi ata për ndeshjet e ardhshme.

Rino i ka dhënë një mentalitet të ri Milanit ku duket se ‘Djalli’ po i rikthehet ditëve më të mira. /Alpenews.al/

Related posts

HIDHET SHORTI NË LA LIGA/ Ja data kur do të luhet “El Clasico” për sezonin e ri

Delo.autor

REKORD NDAJ SPANJËS/ Portieri Neuer paralajmëron Gjermaninë: Kujdes nga sulmuesi Morata

Delo.autor

ROSHI I BASHKOHET CIKALLESHIT NË TURQI/ Zbulohet rroga marramendëse që do përfitojë

Delo.autor

Leave a Comment