Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E PAZAKONTË/ Portieri i Rusisë njihet dhe si SHQIPONJË në Moskë

Portieri rus Igor Akinfeev është heroi bashkëatdhetarëve në këtë kampionat botëror. 32-vjeçari që mposhti Spanjën në 1/16 duke u pritur penalltitë Kokes dhe Iago Aspas ka nderin që të simbolizohet me shqiponjën.

Jo në mënyrë figurative, por në Kopshtin Zoologjik të Moskës një shqiponjë gjahu një muajshe mban emrin e portierit të përfaqësueses ruse. Këtë vendim e ka marrë vetë drejtuesit e kopshtit e kafshëve në kryeqytetin rus pas heroizmit të gardianit të CSKA-së në sfidën me “Furinë e Kuqe”.

Pas përfundimit të Botërorit, shqiponja do të mbajë emrin në prani të çdo vizituesi të kopshtit zoologjik sepse ende nuk është rritur mjaftueshëm. Në Rusi, shqiponja në fjalë vlerësohet për mprehtësinë e shikimit dhe shpejtësinë, tipare që i vishen saktësisht Akinfeevit.

Related posts

TRAZOHET FRANCA/ Edhe Macron në qendër të kritikave, por lojtarët priten si heronj (VIDEO)

F.autor

E TRISHTË/ Tragjedi në atletikë, ndahet nga jeta fituesi i medaljes olimpike në Londër 2012

Delo.autor

REZULTATET NË KOHË REALE/ Skënderbeu ngushton diferencën, Flamurtari sërish në avantazh

Sadik.Autor

Leave a Comment