Futboll Sport

Mourinho: Ju tregoj arsyen e vërtetë të eliminimit “dramatik” të Ajaxit

Jose Mourinho ka analizuar humbjen dramatike në sekondat e fundit të Ajaxit përballë Tottenhamit në Champions League.

Mourinho ka përmendur gabimet që sipas tij i kushtuan shumë Ajaxit.

“Secili ekip ka një filozofi por nuk mund të hyni në një betejë sportive pa strategji”, u shpreh Mourinho në rolin e analistit në “BeinSports”.“Mund të tingëllojë qesharake por Ajax në pjesën e dytë luajti sikurse ishte duke u ndeshur me Vitessen në kampionatin holandez. Kurse, Tottenham luftoi dhe fati ishte me ta duke i shpërblyer në fund”, theksoi ai.

Skuadra holandeze në pjesën e parë ishte në avantazhin e përgjithshëm prej tre golash por Tottenham Hotspur bëri përmbysjen e madhe duke e mposhtur në Amsterdam 3-2.

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Chelsea arrin të marrë një pikë me 10 lojtarë përballë Liverpool-it

F.autor

E PABESUESHME/ Ish-mbrojtësi i Skënderbeut tregon klas në kampionatin zviceran dhe ndëshkon Vaduz (VIDEO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Barcelona bën ligjin në Euroleague, fitojnë edhe Real Madrid e Milano

Delo.autor

Leave a Comment