Futboll Seria A

Dëmtimi i Schick, Roma ‘bllokon’ Dzekon

Patrik Schick pritet të mungojë së paku një muaj, kjo ka shtyrë drejtuesit që të mendojnë nëse duhet të shesin apo jo Dzekon.

Roma ka konfirmuar se sulmuesi, Patrik Schick, ka probleme me kofshën e majtë. Duke mos publikuar saktë se sa do të mungojë Schick, mediat italiane raportojnë se do të jetë jashtë deri në katër javë.

Kjo ka shtyrë Romën që të mendojë mirë nëse duhet të heqin dorë nga Edin Dzeko, që po kërkohet nga Chelsea.

Football Italia raporton se klubi italian është duke konsideruar mundësinë e mos shitjes së boshnjakut për faktin se skuadra do të mbetej pas një sulmues qendror.

Kurse Emerson Palmieri nuk do të qëndrojë, ai pritet t’iu bashkohet Bluve të Londrës.

Related posts

“KASTRIOTI? ËSHTË NJË KUNDËRSHTAR QË DUHET VLERËSUAR”/ Mbrojtësi Bitri: Për të fituar titullin, do na ndihmojnë edhe…

Delo.autor

E RRALLË/ Fansi më “i çmendur” i HAZARDIT, pagoi i vetëm 7 mijë paund për…

Isa.Autor

Epoka “Guardiola” te Barcelona ka mbaruar, kështu thotë trajneri i Manchester Cityt

Sadik.Autor

Leave a Comment