Europa League Futboll Ndeshjet Live

LIVE/ Europa League: Arsenal siguron finalen, Chelsea vuan në “Stamford Bridge”

Janë duke u luajtur dy gjysmëfinalet e dyta të Ligës së Europës. Nëse ka një mjeshtër të këtij turneu ai është Unai Emeri, trajneri aktual i Arsenalit, i cili këtë trofe ka ditur ta fitojë 3 herë dhe për më shumë në 3 vite radhazi (2014-2016), nën drejtimin e skuadrës së Sevijes.

europa league

Spanjolli do të kërkojë trofeun e 4-t personal, teksa mbrëmjen e sotme do të këtë përballë Valencian, një kundërshtar që e njeh mjaft mirë.

“Topçinjtë” triumfuan në sfidën e parë në shtëpi me rezultatin 3-1, ndërsa mbrëmjen e sotme do të tentojnë të ruajnë avantazhin e 2 golave.

Përballje tepër interesante dhe ajo mes Çelsit dhe Ajntraktit të Frankfurtit, që është padyshim surpriza më e madhe e këtij kompeticioni. Përballja e parë në Gjermani përfundoi me rezultatin 1-1, teksa kualifikimi është ende i hapur. Ekipit kanë bërë publike edhe formacionet zyrtare, ku nuk mungojnë surprizat. Ajo që bie në sy është lënia në stol e Gonzalo Higuainit.

Related posts

TRONDITËSE/ Rrufe gjatë ndeshjes së futbollit, lëndohen 14 lojtarë

Delo.autor

Mourinho “tradhton” Ronaldon, tregon se kush është më i miri

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Andriy Shevchenko bëhet trajner i klubit më të vjetër në Itali

Delo.autor

Leave a Comment