Europa League Futboll Sport

EUROPA LEAGUE/ “Blutë e Londrës” mposhtin me 11-metërsha Frankurtin dhe shkon në finale

Finale britanike edhe në Ligën e Europës. Arsenali përballë Çelsit!  “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 2-4 Valencian në sfidën e dytë gjysmëfinale duke siguruar kështu një biletë për finalen e datën 29 maj në Baku të Azerbajxhanit ndaj Çelsit që mposhti me 11-metërsha Frankfurtin, teksa koha e rregullt në të 2 sfidat përfundoi në barazim 1-1.

Tripleta e Aubamejang dhe goli i Lakazet i dhuruan fitoren bardhekuqve, të cilët vinin në këtë përballje pas triumfit 3-1 në shtëpi. Ndërkohë që për spanjollët golat u realizuan nga Gameiro.

Meritë për kualifikimin e londinezëve në finale, ka padyshim edhe trajneri Unai Emeri, i cili është një ekspert i Ligës së Europës. Spanjolli ka arritur ta fitojë 3 herë radhazi këtë trofe (2014-2016).

Pas një sezoni të dështuar në kampionat, Arsenali do të synojë të fitojë Ligën e Europës, për të mbyllur me sukses këtë sezon, duke siguruar edhe pjesëmarrjen në Champions, sezonin e ardhshëm.

Liga e Europes

Ndërkohë koha e rregullt e sfidës mes Çelsit dhe Frankfurtit përfundoi në barazim 1-1, teksa takimi i është drejtuar minutave shtesë, për të përcaktuar skuadrën tjetër që do të shkojë në finale.

Kujtojmë që edhe përballje e parë në Gjermani përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Blutë e Londrës u treguan më të saktë nga pika e bardhë teksa portieri Kepa arriti të neutralizonte 2 penallti të gjermanëve. Për Çelsin gaboi Aspilikueta.

Related posts

Mesazhi bardhezi i Icardit: Bravo vëllezër! (FOTO)

Q.Autor

SUAREZ U LARGUA PAS 6 VITESH NGA “CAMP NOU”/ Bartomeu: Do doja të vendoja një bust për të, Barcelona do jetë gjithmonë…

Delo.autor

THELLOHET SKANDALI/ Sërish në telashe për Kampionin e Botës me Francën, vjen akuza e shtatë për përdhunim

Delo.autor

Leave a Comment