Champions League Futboll Sport

SFIDA E KTHIMIT ME AJAX/ Pochetinno lëshon deklaratën: Është e mundur të përmbysim humbjen nëse…

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochetinno, beson se skuadra e tij mund ta përmbysë humbjen 1-0 të pësuar në shtëpi nga Ajaxi, në gjysmëfinalen e kthimit që do të zhvillohet nesër mbrëma në Amsterdam.

“Është e mundur nëse luan me guxim dhe mentalitet fituesi. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Pochettino.

“Mendoj se tifozët, lojtarët dhe të gjithë ne jemi të zhgënjyer, pasi nuk e nisëm ndeshjen sikurse të ishte një gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve. Në këtë nivel duhet hyrë në fushë me dëshirë të madhe për të treguar se çfarë ambicieje ke. Ky mbetet zhgënjimi ynë i madh nga sfida e parë. Tani duhet të paraqitemi ndryshe dhe ta kërkojmë finalen”, ka shtuar trajneri i Tottenhamit.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Nga Dinamo te Bylisi e Apolonia, Skënderbeu mund të festojë nga divani. Ja takimet e sotme

F.autor

Vjet i ndihmoi të shpalleshin kampion, Kukësi shpall “non grata” Enea Jorgjin: U ble nga Kamza

Q.Autor

Reali barazon gjithçka në “Allianz Arena” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment