Futboll Premier League

Alexis Sanchez, ‘Eric Cantona i ri’ i Man United

Sanchez po vlerësohet si “Cantona i ri’ i Man Unitedit.

Alexis Sanchez i jep shumë Manchester Unitedit dhe mund të ketë ndikim ngjashëm si Eric Cantona, thotë ish mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, Gary Pallister, që në të kaluarën ka luajtur me legjendarin ‘7’ të Unitedit.

Sanchez u transferua ditë më parë nga Arsenali te klubi nga “Old Trafford” dhe pritshmëritë janë të mëdha nga kiliani, që do të bartë fanellën me numrin shtatë, numrin e legjendave si Cantona, Beckham e Cristiano Ronaldo.

“Ne thoshim ‘kemi veturë të mirë të Formula 1, por nuk kemi vozitës. Më pas Eric u bë vozitës i asaj veture’. Mendoj se e njëjta mund të ndodhë edhe me Sanchezin. Ai është lojtar shumë dinamik dhe mendoj se mund të ndryshojë shumë lojën e Unitedit. Jam i lumtur që është këtu, do t’i japë shumë kësaj skuadre”, deklaroi Gary Pallister.

Related posts

MBI FINALEN CHAMPIONS TË 2016/ Torres: Nuk ishte radha ime, ja kush duhej ta godiste

Delo.autor

Neymar: Mungesën në Rusi nuk e mendova asnjëherë, për të ardhmen vendos …

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ TOTTENHAMIT/ Solskjaer vendos rekord: Ky ishte plani, na lejohet të kemi atë portier

Delo.autor

Leave a Comment