Futboll Sport

NGA OQEANI NË AUSTRALI DHE “ZBARKIMI” NË RINAS/ Trajneri italian kujton Laçin në vitin 2016… (FOTO)

Foto e profilit në WhatsApp është në spanjisht. “Gjithçka lejohet përvç se të dorëzohesh për të luftuar”. Në sfond duket Marcelo Bielsa… “më pëlqen ky shpirt gare. E dashuroj intepretimin e futbollit argjentinas, ku zemra, vendosmëria dhe agresiviteti bëjnë shpesh diferencën, sidomos në vështirësi”.

Personazhi është Marco Banchini, një trajner që këtë vit ka bërë çudira te Como, duke e rikthyer në Serie C pas falimentimit: 28 ndeshje radhazi pa humbje, 7 fitore radhazi në kampionat, 9 fitore radhazi në shtëpi, 10 fitore radhazi jashtë fushe dhe 32 ndeshje duke shënuar të paktën një gol nga 34 ndeshje që ka luajtur në total.

Ka xhiruar botën Banchini, madje duke prekur edhe aeroportin e Rinasit, në Tiranë. “Në Superligë mbërrita në vend të tretë. Më pas, kapitulli Oqeani, Australi e kështu me rradhë… Deri sa u ktheva në Shqipëri ku arrita finalen e Kupës përpara 15 mijë tifozëve, të humbur më pas me penallti. Një anekdotë? Mbaj mend arbitrat: ishin italianë të gjithë! Arbitri Guida më tha: “mister, nuk jemi prezantuar! Ju kush jeni?!”.

Ishte koha kur Banchini stërviste te Laçi, por më parë e bëri edhe te Teuta, sezoni 2012-2013… Shqipëria i ka mbetur kujtim, aq sa edhe ajo finale Kupe.

Related posts

ARSENAL-BURNLEY/ Alexandre Lacazette zhbllokon sfidën, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

COVID-19/ Nuk ka fund “makthi” për Napolin, ndaj Juventusit mungon dhe mbrojtësi i Kombëtares

Delo.autor

Lenjani shënon supergol në fitoren e thellë të Sionit ndaj Thunit

Q.Autor

Leave a Comment