Futboll Seria A Sport

ZBULON EPISODIN PIKANT TEK MILAN/ Arrigo Sachi rrëfen: Gullit më tha se pa bërë s*ks nuk mund të…

Trajner i madh italian, Arrigo Sachi, i cili e bëri të lavdishëm Milanin në fund të viteve ’80 e në fillim të fiteve ’90, i ftuar në një emision në Rai 1 ka kujtuar një episod të veçantë me protagonistë ish-presidentin Silvio Berlusconi, dhe holandezin e famshëm, Ruud Gullit.

Ishte vitit 1988 dhe presidenti, për të fituar titullin kampion në Serinë A, u kërkoi futbollistëve të hiqnin dorë për një muaj nga jeta seksuale.

Berlusconi kërkoi që për një muaj futbollistët të mos bënin seks, por Gullit tundi kokën në shenjë mospajtimi. Unë ktheva sytë menjëherë nga Gullit e ai sërish tundte kokën. I thashë: president, Gullit dëshiron të të thotë diçka. U ngrit me madhështinë dhe autoritetin e tij fizik dhe i tha se nuk mund të vraponte në fushë, nëse s’do të bënte seks”, kujton Sachi.

Atë sezon, Milani, gjithsesi, arriti të shpallej për herë të parë kampion i Italisë në epokën “Berlusconi”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Delo.autor

TËRBOHEN FANSAT/ Ambra Vitiello vjen më JOSHËSE se kurrë në setin e ri fotografik

Isa.Autor

FITORJA E KATËRT RRADHAZI/ Benzema “i pandalshëm” udhëheq “tërbimin” e Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment