Futboll Premier League Sport

BËN APEL PËR FINALEN E CHAMPIONSIT/ Salah nxit tifozët e Liverpool: Sezoni s’ka mbaruar, ejani në…

Liverpooli nuk ia doli të fitonte titullin kampion në Premier League edhe këtë sezon.

Ishte shumë afër, por në fund triumfoi Manchester City i Pep Guardiolës.

Megjithatë, lojtarët e Liverpoolit janë krenarë për sezonin që po bëjnë.

“Sezoni nuk ka përfunduar ende”, shkruan Mohamed Salah. Futbollisti egjiptian i Liverpoolit, me një postim në rrjetet sociale, ka dashur t’i falënderojë të gjithë, por edhe të bëjë një apel për ndeshjen finale të Championsit.

“Dua të falënderoj shokët e skuadrës, pjesëtarët e stafit teknik dhe tifozët tanë. Dhe këtyre të fundit u them: na e sillni stadiumin ‘Anfield’ në Madrid”, vijon Salah.

Ylli i Liverpoolit shpreson shumë se tifozët do t’i japin mbështetjen e duhur skuadrës së zemrës në finalen e Championsit ndaj Tottenhamit.

Related posts

Dzeko: Roma jo edhe aq keq

Q.Autor

PAS FITORES NDAJ PARTIZANIT/ Trajneri Ahmat: Lojërat kanë ardhur në ngritje, duhet të…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ANGLIA/ Perez gati 80 milionë euro plus kartonin e Bale për yllin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment