Futboll

Panucci vazhdon zborin, lajme të mira para Norvegjisë

Kombëtarja e Shqipërisë po vijon përgatitjet para ndeshjes me Norvegjinë, në resortin “Tropikal”, të Durrësit. Ekipi i drejtuar nga trajneri Christian Panucci po zhvillon stërvitjen e radhës.

Trajneri italian po i jep fund përgatitjeve para takimit me ekipin nordik. Skuadra zbriti e plotë në fushën e kompleksit sportiv, por gjithashtu u konfirmuan dhe largimet dhe afrimet e fundit të lojtarëve.

Mesfushori Sabien Lilaj la grumbullimin e ekipit kombëtar, pasi u dëmtua në stërvitje me skuadrën. Ai i la vend mesfushorit të grumbulluar nga Shpresat, Keidi Bare.

Ky i fundit iu bashkua skuadrës A dhe po zhvillon stërvitje me ekipin A. Lojtari i Atletico Madrid-it u vendos nën urdhrat e trajnerit Panucci. Ky i fundit po tregon se ka një vëmendje të madhe për të rinjtë.

Me grupin po stërvitet dhe mesfushori Eros Grezda. Ai duket se e ka kaluar dëmtimin që kishte dhe po merr ngarkesën e plotë nga trajneri Panucci.

Lojtari i Osijek-ut po lufton për formacionin që do të hedhë trajneri italian për ndeshjen kundër Norvegjisë. Takim ky që do të luhet, më dtaë 26 mars, 19:00, në “Elbasan Arena”.

Related posts

Interi në “parajsë”, arkëton edhe 37 milionë euro fitime

Sadik.Autor

“PËR MUA KA QENË E VËSHTIRË TË…”/ Thiago Silva: Nuk do të isha kthyer tek Brazili pa ndihmën e tij

Delo.autor

Kovac thur lavde për mesfushorin e Bayern: Nuk është më i ngrirë!!!

Sadik.Autor

Leave a Comment