Futboll La Liga Sport

RIKTHEHET BUJSHËM NË “TREGUN” E MERKATOS/ Ja data e transferimit të Hazardit drejt Real Madrid

Real Madrid është gati të rikthehet bujshëm në tregun e transferimeve për afrimin e emrave të mëdhenj, pas një sezon aspak të mirë si në La Liga ashtu edhe në Champions League.

Eden Hazard do të jetë futbollist i Real Madridit sezonin e ardhshëm. Pasqyra e kësaj marrëveshje është bërë e qartë tashmë dhe belgu do të largohet nga Chelsea.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Eden Hazard do t’i bashkohet Real Madridit pas datës 29 maj, që përkon me finalen e Europa League, që Chelsea do luajë kundër Arsenalit.

28-vjeçari do t’i kushtojë 100 milionë euro klubit madrilen, një shifër e kënaqshme për Chelsea, kur lojtari vetëm një vit nga fundit i kontratës, pavarësisht vullnetit të tyre për të mos humbur një lojtar të rëndësishëm si Hazard.

Vetë Hazard deklaroi se ai e ka marrë një vendim për të ardhmen e tij dhe këtë do e thotë pas finales në Baku.

“Unë e kam marrë vendimin tim. Pres që gjërat të ndodhin, por ia kam thënë klubit disa javë më parë. E kam marrë vendimin tim, por nuk ka të bëjë vetëm me mua. Kemi edhe një finale për të luajtur dhe pastaj do të shoh”, tha Hazard.

Related posts

Frika nga dëmtimet dhe nxehtësia e padurueshme, Anglia vishet me pantallona çiklistësh

Sadik.Autor

NGA PUTINI TE DONALD TRUMP/ Miku i ish-presidentit të SHBA-ve bën gati ofertën për të blerë Çelsin

F.autor

INTER-BOLOGNA/ “Zikaltërit”, për fitoren e tretë radhazi sezonale. Ja statistikat…

Delo.autor

Leave a Comment