Futboll La Liga Sport

DO TË LARGOHET NGA REAL MADRID/ Ky mund të jetë klubi i ardhshëm i Gareth Bale

Gareth Bale do të largohet përfundimisht nga Real Madridi gjatë kësaj vere.

Ylli uellsian nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, “Los Blancos” po shikojnë ta sistemojnë diku futbollistin e krahut të djathtë.

Dhe, tabloidi britanik “Mirror” shkruan se Bale mund të rikthehet në Angli, te Tottenhami.

Finalisti i Champions League mund ta huazojë Balen për një shifër prej 11.5 milionë eurosh.

Klubi madrilen është i gatshëm ta lirojë lojtarin, ndërsa huazimi duket opsioni më i mirë për të gjitha palët, pasi Spurs nuk duan të shpenzojnë shumë para për të.

Ndërkohë, Bale duhet të bëjë sakrificë të madhe, pasi duhet të pranojë një rrogë shumë më të vogël në Londër.

Related posts

​Atletico Madrid kalon në çerekfinale të Copa del Rey

Q.Autor

CHELSEA-LIVERPOOL/ Arnold TRONDIT “Blutë e Londrës” me një PREDHË, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

“UNË JAM MBRETI I XHUNGLËS”/ Wilder kërcënon Fury para revanshit: Do t’ia rrjep lëkurën! (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment