Champions League Futboll Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Përcaktohet arbitri i finales së Championsit, ja emri i besuar

UEFA ka zyrtarizuar arbitrin që do të vendosë drejtësi në finalen e Champions Leagues.

Është gjyqtari sllovak, Damir Skomina të cilit i është besuar finalja e madhe e 29 majit që do të zhvillohet në Madrid ndërmjet Liverpoolit dhe Tottenhamit.

UEFA ka bërë gati të gjitha përgatitjet që finalja e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë të zhvillohet normalisht, duke punuar edhe në pritjen e tifozëve të dyja skuadrave.

Jure Praprotnik dhe Robert Vukan janë dy asistentët e arbitrit kryesor, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Mateu Lahoz.

Kujtojmë që Skomina më herët ka drejtuar ndeshje të Superkupës, ndeshje të Kupës së Botës dhe finalen e Europa League në mes të Ajaxit dhe Manchester United.

Related posts

“DETAJET QË BËJNË DIFERENCËN”/ Laçi para ndeshjes me Poloninë: Do ta ndërroja golin tim në Europian me një që na dërgon në Botëror

F.autor

“Nga ekipi më i mirë në botë në më të keqin në histori të Real Madridit pas vetëm 6 muajsh”

Q.Autor

EUROPA LEAGUE/ I papërmbajtshëm, Calhanoglu shënon një tjetër SUPER GOL ndaj Bodo (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment