Bundesliga Futboll Sport

TITULLI I BUNDESLIGA VENDOSET NË JAVËN E FUNIDT/ Ja ç’ndodh në rast të pikëve të barabarta

Në fundjavë të gjithë sytë do të përqendrohen në Bundesliga pasi Bajerni dhe Dortmundi do të ndajnë titullin në javën e fundit të kampionatit.

Bavarezët do të presin në shtëpi Frankfurtin, ndërsa Dortmundi do të udhëtojë në Gladbah.

Skuadrat janë vetëm dy pikë larg njëra-tjetrës por Bajerni është më i avantazhuar për sa i përket titullit.

Skuadra e Niko Kovaçit mjafton të mos humbasë në Mynih për të siguruar titullin e 29-të në historinë e klubit. Dortmundit në krahun tjetër do t’i duhet vetëm fitorja në Gladbah dhe të shpresojë në një humbje të Bajernit.

Nëse skuadrat renditen me pikë të barabarta, atëherë do të merret në konsideratë golavarazhi i përgjithshëm ku sërish Bajerni është më i avantazhuar.

Related posts

INTER MERR NJË LAJM TË KEQ/ Testohet sërish pozitiv me COVID-19 mbrojtësi…

Delo.autor

TRONDITET SPORTI NË FRANCË/ Sportisti HUMBET JETËN pas një “bllokimi” të rivalëve në…

Isa.Autor

NBA: Rockets dhe Jazz një fitore larg kualifikimit

Sadik.Autor

Leave a Comment