Kategoria Superiore Shqipëri

Rama: Starova nuk largohet si trajner, Filin duam ta huazojmë!

Olsi Rama, drejtori i Partizanit, është prononcuar sot për mediat, që ishin të pranishme në seancën stërvitore të të kuqve. Interesi ka qenë për situatën e trajnerit Starova, që mund të pezullohet nga Disiplina pas përplasjes me gjyqtarët në Vlorë, lakimin e një austriaku për stolin e “demave”, si dhe zërat e fundit mbi një largim të Realdo Filit: “Kemi pësuar një humbje në Vlorë si rezultat i një 11-metërshi të akorduar në minutën e fundit të kohës shtesë. Mendoj se në përballjen e luajtur ndaj Flamurtarit, ekipi i ka zbatuar mjaft mirë detyrat taktike të dhëna nga trajneri. Në këtë fazë ku jemi, për ne është mjaft e rëndësishmë që skuadra të bëjë paraqitje të tilla, për më tëpër që ndaj Flamurtarit nuk kishim në dispozicion disa prej lojtarëve të afruar gjatë merkatos së janarit.

Merkatoja e dimrit? Mund ta konsideroj të mbyllur. Jemi mjaft të kënaqur me elementët që kemi afruar në ekip. Kemi rritur cilësitë teknike e fizike të skuadrës dhe mendoj se kemi goditur aty ku ishte i nevojshëm përforcimi i Partizanit. Çështja “Fili”? Eshtë pozitive kur në ekip ka konkurencë. Fili është lojtar i Partizanit. Ne prej disa kohësh kemi diskutuar edhe me menaxherin e tij mbi mundësitë që lojtari të ketë për të luajtur, pasi ka nevojë të aktivizohet, duhet të fitojë besimin në aftësitë e tij. Ne e kemi konsideruar pjesë të Partizanit, prandaj kemi sugjeruar edhe një formë huazimi, që të kishim mundësi ta shikonim potenticialin e lojtarit. Fili nuk është i larguar, kemi akoma për të biseduar.

Çështja është që te Partizani duhet të qëndrojnë vetëm lojtarët që kanë dëshirë të japin për skuadrën maksimumin e tyre. Besoj që fanella e Partizanit është e nderuar dhe e respektuar, ndaj e meriton që t’i kthehet në këtë mënyrë respekti. Ne kemi afruar lojtarë përgjatë merkatos së dimrit, normal që një lojtar si Fili ndihet disi në trysni, por është zgjedhja teknike e trajnerit se cilët lojtarë do të aktivizojë në fushë. Situata e Starovës? Lexova dhe unë disa lajme në gazeta, por nuk ka asgjë të vërtetë se një trajner austriak mund të vijë te Partizani”.

Related posts

“TORASA DHE KALE DONIN TË LARGOHESHIN SEPSE ISHIN TË SHKATËRRUAR”/ Egbo: Ju tregoj çelësin e suksesit te Tirana

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN HOLANDEZ/ Pas një krosimi nga Tanane, Sulmuesi Broja dyfishon shifrat për Viteshën (VIDEO)

Delo.autor

BANDEROLA RRACISTE NË STADIUM/ Vjen reagimi i “rrufeshëm” i FSHF-së

Isa.Autor

Leave a Comment