Futboll Seria A

Edvin Dzeko te Chelsea? Ja çfarë ka ndodhur orët e fundit

Ndonëse ishte shumë pranë kalimit në Londër, te Chelsea, duket se Edin Dzeko do të vijojë të luajë te Roma.

Pavarësisht negociatave të vazhdueshme, palët nuk kanë gjetur një akord për transferimin e boshnjakut, ndërsa mediat angleze raportojnë se londinezët janë tërhequr tashmë nga bisedimet, duke vendosur të vijojnë para vetëm me Moratën dhe Batshuayin .

Drejtuesit e Romës kanë kërkuar 35 milionë euro për të hequr dorë nga shtatlarti boshnjak, shumë e konsideruar tepër e lartë nga Chelsea, referuar edhe moshës së Dzekos, që është 31 vjeç.

Gjithsesi, bisedimet mes Romës dhe Chelseat vijojnë sërish, por tashmë për një tjetër lojtar, anësorin brazilian Emerson.

Ky i fundit u lançua nga Spalletti, por këtë sezon ka gjetur shumë pak hapësira, ndërsa Conte e shikon si zëvendësuesin ideal të Marcos Alonsos, në krahun e majtë.

Related posts

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ FROSINONES/ Allegri: Duhet të bëjmë një ndeshje serioze dhe më pas të…

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një SUPER ASIST nga Haaland, Reus mposht portierin Ederson (VIDEO)

Delo.autor

PESË SUPER GOLASHËNUESIT E 2018/ Këto janë lojtarët që “çanë” rrjetën në pesë ligat më të mira të Evropës

Delo.autor

Leave a Comment