Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA DHE SHERRI “VIP”/ Takaj reagon: Gjithçka do të shkojë dëm nëse vazhdohet…

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj ndihet i zhgënjyer me ekipin pas humbjes në minutat e fundit ndaj Tiranës.

Presidenti i Skënderbeut ka kujtuar edhe një herë se Skënderbeu i tij është i dënuar që të kapë Europën për këtë sezon dhe në këtë kuptim, gjithçka do të shkojë dëm nëse vazhdohet në këtë mënyrë.

Mësohet numri një i klubit korçar ka folur edhe për sherrin në tribunën “VIP”.

President, ta nisim nga incidenti. Çfarë ndodhi në fund të takimit?

E rëndësishme është që ta nisim nga fillimi. Në një ndeshje pa tifozë, është e vështirë ta besosh që në tribunën e hapur të hyjnë persona, të cilët nuk kanë lidhje me stafet e dy klubeve dhe gazetarët. Një gjë e tillë nuk ndodhi me Tiranën. Kjo më pas solli atë acarim nga ata persona që nuk kanë lidhje me klubet, por janë vetëm tifozë.

Pra, po thoni që delegati nuk e kontrolloi mirë situatën?

Është çështje e organizimit. Janë personat e tjerë ata që duhet të nxjerrin përgjegjësit. Ajo qe them unë, është fakti që në të tilla ndeshje duhet të ketë organizim njësoj kudo. Të hyjnë në stadium vetëm ata që lejohen, jo persona të tjerë. Këtu lind gjithçka dhe del ajo shfaqje e shëmtuar.

Çfarë ndodhi konkretisht?

Ata që nuk janë pjesë e klubit, por tifozë që kishin hyrë në stadium kur nuk duhet të hynin, filluan të ofendojnë me fjalorin më banal të mundshëm. Ishte diçka e shëmtuar, që për më tepër ndodh në tribunën VIP. Tribunë, e cila duhet të jetë gjithmonë shembull korrektësie për tribunat e tjera të stadiumit. Është e patolerueshme diçka e tillë.

Po më pas në korridore, çfarë ndodhi?

Asgjë më shumë se kaq. U krijua rrëmujë dhe asgjë tjetër.

Tifozët ju kanë sulmuar, pasi pretendojnë se keni toleruar Tiranën. Si do iu përgjigjeni?

Tifozët të bëjnë punën e tyre dhe të mbështesin ekipin. Nuk besoj se ka tifoz që e ka parë ndeshjen dhe të thotë se toleruam. E thonë ata që nuk kanë parë ndeshjen.

Ne po investojmë për Skënderbeun dhe kemi objektiva për këtë ekip. Nuk investojmë për të bërë bamirësi për ekipe të tjera, investojmë për Skënderbeun dhe për ta kthyer këtë ekip në elitë. Të tjerat janë gjëra qe nuk kanë kuptim dhe janë pa interes për ne.

Related posts

SUPER HEROI/ AGNELLI: RONALDO nuk është Juventusi, FËMIJËT e kanë…

Isa.Autor

RANIERI PREZANTOHET TE FULHAM/ “Mos prisni suksesin e Leicester-it”

Isa.Autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Granit Xhaka te Roma për 20 milionë euro

Delo.autor

Leave a Comment