Futboll Seria A Sport

ZBULON PRAPASKENAT ME DE ROSSIN/ Claudio Marchisio rrëfen: Kishte në zemër vetëm Romën, bashkë me…

Daniele De Rosi lajmëroi ditën e djeshme se do të luajë ndeshjen e tij të fundit me Romën. Mesfushori veshi për 18 vite fanellën e kryeqytetasve dhe tashmë rrugët mes palëve do të ndahen. Gjithë bota e futbollit ka dërguar mesazhe për numri 16 të Romës, ku ndër më të spikaturit ishte ai i Markizios, i cili zbulon edhe një prapaskenë në intervistën e tij për “Tuttosport”.

derossi_marchisio-630x415

“E admiroj shumë sepse qëndrimi për një kohë të gjatë në të njëjtin vend nuk është i lehtë. Kur ishte Konte trajner, bashkë me Kielinin dhe Bufonin jemi munduar ta bindim të vinte te Juventusi gjatë kohës që grumbulloheshin në kombëtare. Nuk funksionoj, ai kishte në zemër vetëm Romën”, u shpreh Markizio.

Related posts

Liverpooli i pandalshëm shënon edhe golin e katërt ndaj Romës

Sadik.Autor

ZJARRET NË AUSTRALI/ Lewis Hamilton dhuron 500 mijë dollarë

Delo.autor

Sherri në miqësoren Fenerbahçe-Kukësi, ja çfarë shkruajnë mediat turke

Q.Autor

Leave a Comment