Futboll Seria A Sport

RINIS SËRISH “TELENOVELA” MARCELO/ Ylli brazilian kërkon të kalojë në verë tek gjiganti i Serie A…

Edhe vitin e kaluar u përfol se braziliani mund të kalojë në Juventus dhe nuk është fshehtësi se kampioni italian do të dëshironte ta kishte në radhët e veta atë sezonin e ardhshëm.

Real Madridi nuk është i gatshëm të lërë atë të largohet, por mund të bindet ta shesë nëse vjen ndonjë ofertë e duhur.

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Marcelo dëshiron të kalojë në Serie A në verë dhe është i etur të luajë me Ronaldon në një ekip përsëri.

Edhe pse Zinedine Zidane u kthye në pozitën e trajnerit të gjigantit spanjoll, Marcelo prapëseprapë dëshiron të provojë një aventurë të re.

Transferimi i mundshëm i Ferland Mendy nga Lyoni në Real mund të hapë rrugë për kalimin e Marcelos tek bardhezinjtë.

Related posts

“Fiksimi” i FSHF-së për UEFA SuperCup 2020, hapi i fundit

Sadik.Autor

NUK I PAGUAN FATURAT FËMIJËS SË TIJ/ Sulmuesi i Chelseat rrezikon burgun prej…

Delo.autor

ASIST DHE KARTON TË KUQ/ Ndeshje me dy fytyra i mesfushorit të Kombëtares shqiptare në Kroaci

Delo.autor

Leave a Comment