Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

BËN GATI PLANIN PËR SFIDËN ME MOLDAVINË/ Edi Reja nis menjëherë nga puna, ja kur grumbullohet kombëtarja

Edi Reja, trajneri i ri i Kombëtares, ka nisur të mendojë, që tani për ndeshjet e rradhës me Islandën dhe Moldavinë.

Italiani do të shfrytrëzojë të gjithë kohën dhe të nisë punë duke bërë gati planin për sfidën e parë më Islandën.

Burime nga FSHF bëjnë me dije për gazetën se ai do të grumbullojë skuadrën kuqezi, që në javën e ardhshme duke nisur nga data 20 maj, pa pritur datat zyrtare. Vet tekniku i ri i përfaqësuese do të mbërrijë në Shqipëri në datën 17 maj.

Do të jenë të parët 9 futbollistë ata të cilët kanë përfunduar impenjimet e tyre në kampionat dhe do të vihen nën urdhrat e Rejës.

Në sy bie emri i Marash Kumbulllës, mbrojtësit të Veronës, që do të jetë mes këtyre lojtarëve. Në grumbullim do të rikthehet dhe Mërgim Mavraj, i cili nuk luan dot ndeshjen e parë, por për të dytën me Moldavinë do të vendosë trajneri.

Ky grumbullim do të vazhdojë deri në datën 2 qershor në Durrës dhe më pas do të zhvendoset në Frankfurt  të Gjermanisë, ku do punohet 4 ditë për ndeshjen me Islandën.

Related posts

KATASTROFË NË CHAMPIONS/ Real Madrid i përgjumur, pëson golin e dytë nga Thuram (VIDEO)

Delo.autor

KOSOVË-ANGLI/ Ilir Latifi dhe Capital T shkrepin FOTON E DITËS në prag të ndeshjes

Delo.autor

Guardiola kërkon titullin kundër Unitedit të Mourinhos

Sadik.Autor

Leave a Comment