Futboll Seria A

Bonucci tregon si u dëmtua në vend të keq: Milinkovic më shkeli te…

Në fushë shtrëngoi dhëmbët dhe për disa momente dha idenë se mund të ishte dëmtuar. Pas ndeshjes, Lenardo Bonucci qetësoi të gjithë duke sqaruar gjendjen e tij: “U dëmtova në vend të keq, pasi më shkeli Milinkovic, por situata është nën kontroll dhe jam shumë mirë”.

Duke u kthyer tek analiza e ndeshjes, kapiteni kuqezi deklaroi: “Ishte një fitore e vuajtur, por ia dolëm të marrim tri pikët. Nga gabimet na mbetet vetëm të nxjerrim mësime, në mënyrë që të mos i përsërisim të mërkurën”.

Teksa foli për Lazion, mbrojtësi komentoi edhe për ndeshjen e Kupës duke thënë se: “Idealja ishte një fitore pa pësuar, megjithatë të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të japim maksimumin sa herë që zbresim në fushë”.

Related posts

EPISOD I ÇUDITSHËM NË DHOMËN E VAR/ Një burrë futet në derën e hapur, lë një… (VIDEO)

Delo.autor

HETIMI PËR BYLIS-TIRANA/ Shikoni momentin kur gjyqtari futet në FSHF për të dëshmuar (VIDEO)

Delo.autor

Jorge Sampaoli lë jashtë Dybalan dhe Icardin për miqësoret e marsit

Q.Autor

Leave a Comment