Futboll Kategoria Superiore Sport

PEZULLIMI PËR HUMBJEN NDAJ TIRANËS/ Rrëfehet Ahmataj: Ja e vërteta e dyshimeve

Julian Ahmataj hyn te rastet e çudit shme të futbollit shqiptar. U punësua për të shpëtuar Luftëtarin që të mos zbriste një kategori më poshtë dhe tani është pezulluar dy javë se përse nuk shkoi në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Menjëherë pas vendimit të klubit të Luftëtarit pati aludime nga më të shumtat, por pista më e diskutuar nga të gjitha ishte ajo se “Ahmataj pritet të jetë trajner i Tiranës sezonin tjetër”. Vetë trajneri e sqaron këtë temë dhe ndonëse është i kujdesshëm në deklaratat në adresë të klubit, e pranon tërthorazi se priste më shumë mirënjohje nga drejtuesit e Luftëtarit.

Ahmataj, çfarë ndodh në Gjirokastër?

E keni marrë vesh të gjithë. Jam pezulluar unë dhe disa lojtarë. E kotë të bëjmë lojëra fjalësh…

Pse jeni pezulluar?

Ka qenë vendimi i drejtuesve të klubit. Normalisht i papritur, por unë i punësuar jam, duhet të respektoj vendimet e klubit.

ahmataj

Çfarë ju thanë drejtuesit?

Nuk kemi pasur ndonjë bisedë konkrete. Thjesht sot (dje) u paraqita në klub për të nisur seancën stërvitore me skuadrën. Aty më komunikuan vendimin, madje ma dhanë edhe me shkrim në një zarf.

Çfarë thotë vendimi?

Që jam i pezulluar për dy javë për shkak se u eliminuam nga Kupa.

Ju a jeni dakord me këtë sjellje?

Pak rëndësi ka kjo, unë do respektoj rregullat e klubit.

Nga mënyra se si rrodhën ngjarjet, duket sikur ka hije dyshimi të forta për ndeshjen me Tiranën në Kupë. Ju a keni dijeni për ndonjë gjë që nuk ka shkuar në atë ndeshje?

Shikoni, t’i thjeshtojmë pak gjërat: Unë jam pezulluar se u eliminuam nga Kupa. Ky është komunikimi zyrtar i klubit. Unë vetëm kaq mund të them dhe mund të komentoj. S’mund të diskutoj thashetheme apo deduksione që bëhen nga tifozët, apo qoftë edhe nga media.

Related posts

Nëse Dybala zgjedh të largohet, atëherë transferohet tek ky klub

Q.Autor

NGA CUCULI TEK FAZLIU/ Ja 7 ishët e Kategorisë Superiore që u shpallën kampionë me Dritën në Kosovë

Delo.autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E CONTES/ Nëntë vite me Inter, senatori i “Zikaltërve” drejt largimit

Delo.autor

Leave a Comment